Seanca te fizioterapisë

Fazë tjetër është ajo e fizioterapisë e cila aplikohet tek klientët që kanë rekomandimin e mjekut për trajtimin e patologjive të natyrës muskulare, tendinoze apo edhe të artikulacioneve apo kolonës. Mjekët e Qendrës Kurative Iliria përmbushin e bashkërendojnë me punën e tyre kërkesat e mjekëve të bazës të cilët orientojnë pacientët për terapi rehabilituese specifike të karakterit fizioterapeutik.

Seancat janë intensive dhe ato organizohen e zhvillohen nga staf i kualifikuar. Ne angazhohemi të ofrojmë një asistencë të kualifikuar që përmbush kërkesat e klienteve të cilët frekuentojnë ambjentet tona duke krijuar në këtë mënyrë një raport besimi e bashkëpunimi të ndërsjelltë, por mbi të gjitha përfitimi shëndetësor nga ana e klientit.

Seanca te masoterapisë

Masazhi me vajra stimulon relaksimin e venave dhe gjallëron sistemin limfatik, rrit aktivitetin arterioz dhe redukton trofizmat muskolare. Masoterapia shërben në zgjidhjen e shumë shqetësimeve dhe problemeve shëndetsore. Masazhi fizioterapeutik me vaj, kremëra speciale apo produkte të tjera, nëpermjet presionit të kontrolluar "fton" trupin dhe mëndjen të largojnë stresin. Shumë e vlefshme është kjo terapi edhe për ata që ushtrojnë aktivitete sportive.

Informacione te Pergjithshme

Termal Iliria është një Qendër Kurative në Llixhat e Elbasanit që ofron një kombinim shërbimesh sic janë ato të Hotel, Bar e Restorant por gjithashtu ofron shërbime të Kurave Termale që përfshijnë terapi të ndryshme me Ujëra Termale Natyrale, me Baltë Minerale, Seanca të Fizioterapisë dhe Masoterapisë. Qendra ofron të gjitha shërbimet e saj me karakter terapeutik nën kontrollin, kujdesin dhe rekomandimin e mjekut.